Reagimi i deputetit të Kosovës pas bombardimeve në Siri

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 09:16 | Nga

Bombardimet në Siri kanë nisur në orët e para të mëngjesit në ditën e shtunë, të udhëhequra nga Amerika.

Pas këtyre sulmeve ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në rrjetin social twitter ai ka shkruar se kjo është përgjigja e duhur kundër regjimit brutal të Assadit.

“Më në fund një përgjigje e duhur ndaj një regjimi brutal. Perëndimi duhet të mbetet plotësisht i bashkuar në këtë luftë”, ka shkruar Abdixhiku.

Sulmet në Siri erdhën pas përdorimit të armëve kimike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme