Reagon AAK: Dënon veprimin e dëmtimit të banerëve të kandidatit për President z. Ramush Haradinaj

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

AAK ka reaguar lidhur me dëmtimin e banerëve të kandidatit për President, z.Ramush Haradinaj në Partesh dhe Kllokot, duke dënuar veprimet e turpshme sipas komunikatës drejtuar mediave.

Komunikata e plotë:

Ata që dëmtojnë banerët e kandidatit për President, z. Ramush Haradinaj, nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e as demokracinë. Lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë. Aleanca dënon këto veprime të turpshme e vandale, që kanë ndodhur në Partesh dhe Kllokot, duke bërë thirrje për një fushatë të qetë e pa provokime. 
Gjithashtu, kërkojmë që organet e rendit, të hetojnë këto raste, të cilat nuk i kontribuojnë aspak garës së ndershme zgjedhore/thuhet në komunikatën e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme