Reagon Ambasadori Kosnett pas vendimit të Kushtetueses, lidhur me ankesën e grupit “Drenica”

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila refuzoi ankesën e grupit ‘Drenica’.

Kosnet përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se është i lumtur që Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën në lëndën e ndjeshme të krimeve të luftës.

Sipas tij, kjo është një shenjë e mirë e institucioneve gjyqësore, për pjekurinë e tyre dhe rezistencën ndaj frikësimit politik.

”I lumtur të shoh vendimin e Kushtetueses që hedh poshtë ankesën që prek një çështje shumë të madhe të krimeve të luftës. Kjo është një shenjë e mirëpritur e pjekurisë së institucioneve gjyqësore, si dhe rezistencë ndaj frikësimit politik”, ka shkruar Kosnett.

Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Demaj, kishin bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese ndaj aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, i cile, sipas tyre, u ka shkelur të drejtat për barazi para ligjit dhe e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, percjell gazetametro.

Të ngjashme