Reagon Anton Quni pas akuzave për tradhëti ndaj Isa Mustafës

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Anton Quni e ka shpjeguar me 12 raste se çka është tradhtia, duke thënë se një veprim i tillë është edhe kur ia drejton pushkën vëllait tënd.

Këto shpjegime Quni i ka dhënë duke iu përgjigjur akuzave të Kadri Veselit se disa deputetë të LDK-së e kishin tradhtuar Isa Mustafën duke mos e votuar marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi në kohën kur ishin në Qeveri.

Sidoqoftë, Quni ka thënë se tradhti është edhe ta dërgosh ushtarin në luftë pa armë, të paushqyer e të pastërvitur. Ka thënë po ashtu se tradhti është edhe ta perbuzësh mësuesin, letrarin, mjekun, minatorin, studentin….se ti je “luftëtari”.

“Tradhti është: Ta drejtosh pushkën në vëllaun tënd; Të përfitosh pasuri nga paratë e mbledhura pēr ushqim, municion dhe fasha për të plagosurit; Ti japësh urdhër ushtarit “përpara”, e ti tē ia mbathësh vrapit; Ta çarmatosësh luftëtarin pas lufte dhe ta hudhësh në rrugë; Të sajosh historinë se ti je shpëtimtari i kombit e të tjerët janë tradhëtar; Të ua mbyllësh gojën atyre që flasin të vërtetën; Ta perbuzësh mësuesin, letrarin, mjekun, minatorin, studentin….se ti je “luftëtari”; Ta rrënosh shtetin sa herë që ti i friksohesh gjykimit; Ta mbash popullin në frigë duke shpifur armiqët brenda tij; Ta mbulosh tradhëtinë me tradhëti!”, ka shkruar Quni në Facebook.

Reagimi i Qunit ka ardhur pasi Grupi Parlamentar i LDK-së kërkoi shkarkimin Blerim Latifit, Këshilltar i Kadri Veselit, pse ky i fundit e quajti Vjosa Osmanin fashiste. Kjo e fundit kishte thënë se PDK dhe Kadri Veseli e ka në gjene tradhtinë. Veseli, të premten në një emision televiziv kishte thënë se Vjosa Osmani e kishte tradhtuar Isa Mustafën duke mos e votuar demarkacionin e jo PDK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme