Reagon Behrami pas ngritjes së çmimit të qymyrit: Kryeministër, koha me vepru, e jo me kalkulu si me gazin amerikan

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka reaguar pas lajmeve ndërkombëtare se çmimi i qymyrit është ngritur në 400 dollarë.

Për këtë, ai ka thënë se e ka paralajmëruar tri ditë më parë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të fillojë negocimin me shtetet për të eksportuar qymyrin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka thënë se në ditët e ardhshme ky çmim mund të ngritet edhe më lart.

Ai i ka rekomanduar kryeministrit Kurti që të veprojë, e jo sipas tij të kalkulojë si në rastin me gazin amerikan.

“Tri ditë më parë i sugjerova kryeministrit Kurti që të fillojë negocimin me shtete evropiane për të eksportuar qymyrin e Kosovës. Sot, sipas mediave ndërkombëtare, çmimi i qymyrit është ngritur në 400 dollarë, derisa në ditët e ardhshme ky çmim mund të ngritet edhe më lart. Kryeministër, koha me vepru, e jo me kalkulu si në rastin e gazit amerikan”, ka shkruar Behrami.

Të ngjashme