Reagon dega e AAK-së Vushtrri: Vetëm pesë persona aderuar në PDK

Prishtinë | 08 Sht 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Vushtrri, ka reaguar pas lajmit se “mbi 100 aktivistë të AAK-së” aderuan në PDK.

Dega e AAK-së në Vushtrri e ka quajtur lajm mashtrues, duke thënë se 5 persona kanë qenë ish aktivistë të AAK-së, të cilët në kërkim të punësimit personal kanë bërë lëvizje në subjekte tjera politike.

Njoftimi i plotë:

Dega e AAK-së në Vushtrri, është befasuar nga lajmi mashtrues i lëshuar në publik kinse ” mbi 100 aktivistë të AAK-së ” aderuan në PDK.

Ne që jetojmë në Vushtrri, e njohim të gjithë njëri tjetrin dhe angazhimin politik të secilit. Jo më shumë se 5 persona kanë qenë ish aktivistë të AAK-së, të cilët në kërkim të punësimit personal kanë bërë lëvizje në subjekte tjera politike.

Ne ju bëjmë thirrje publike atyre që kanë bërë publik lajmin, të bëjnë publike edhe listën e personave. Jo për ne, sepse ne e dimë të vërtetën, por për qytetarët e Vushtrrisë.

Ne i kuptojmë edhe problemet personale të qytetarëve, dhe ju urojmë punësim të lehtë.

Ajo që nuk e kuptojmë është ” lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit ” e Kadri Veselit. Ndërmarrja publike “Ibër & Lepenc” , e cila në kohë fushate shndërrohet çdo herë në karrem për ” aderime” nuk është degë e PDK-së por është e qytetarëve dhe publike.

Vushtrria e kupton shumë mirë “luftën” e juaj kundër nepotizmit dhe korrupsionit !

Mashtrimi ka fund !

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme