Reagon deputeti i LDK-së: Nuk prisnim bashkim të Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, e ka kritikuar rëndë Edi Ramën për pjesëmarrje në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet sot në Ohër.

Avdyli ka shkruar në Facebook se nuk kishte pritur bashkim të Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës.

Postimi i plotë:

Ne pritnim bashkim të shqiptarëve në Europë, e asnjëherë bashkim të Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës. Enveri e harroi Kosovën por nuk e shiti Shqipërinë te Tito, kurse sot Rama po dorëzohet te Vuqiqi, duke u bërë vegël e saj, duke e shkelur edhe mbi vullnetin e pjesës saj të amputuar siç është Kosova. Pse kjo nguti e Ramës, pse kjo thikë pas shpinës ,tani kur Kosova është në vakuum institucional.

Të ngjashme