Reagon deputeti i VV-së që vendimi i PZAP-së ia merr mandatin

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Alban Hyseni i cili fitoi mandatin e deputetit pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për të mos i marrë parasysh në rezultatet përfundimtare votat me postë nga Serbia që ia merr mandatin atij.

Hyseni përmes Facebook-ut ka shkruar se 32 mandatet e VV-së nuk do të mund t’i tjetërsoj askush.

“32 mandatet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! askush nuk do të mund ti tjetërsoj! Vota e sovranit nuk lëvizet”, ka shkruar Hyseni.

Ai tutje ka shkruar se bashkë me dy deputëtët tjerë që preken nga vendimi i PZAP-së janë ankuar në Gjykatën Supreme.

“Bashkë me kandidatët e tjerë nga lista fituese, të prekur nga vendimi i PZAP, kemi ushtruar të drejtën ligjore për ankesë. Tendenca për të dëmtuar qeverinë Kurti, do të dështojë! Vullneti i popullit nuk do të mund të shtrembërohet”, ka shkruar Hyseni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme