Reagon Donika Gërvalla, thotë se kundër saj ka filluar beteja me falsifikime kibernetike

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka reaguar pasi i është hapur një llogari në rrjetin social Instagram, pa autorizimin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla-Schwarz ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë llogari të hapur në Instagram.

Ajo shprehet se tashmë ka filluar një betejë me falsifikime kibernetike, pasi siç shkruan ajo, “nuk funksionuan sulmet e hapura”.

“Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me falsifikime kibernetike. Asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta. As nuk kam dhe as nuk kam pasur konto në Instagram”, shkruan ministrja.

“Ajo bëri të ditur po ashtu se në lidhje me rastin ka informuar edhe Policinë e Kosovës.

Reagimi në llogarinë e rrejshme të hapur në emër të ministres, Donika Gërvalla-Schwarz

“Tashmë me këtë konto po merret Policia e Kosovës. Një medium serioz para se ta publikojë lajmin, interesohet për burimin. Kaq”, shkruan Gërvalla-Schwarz.

Ky reagim erdhi pasi në një llogari në Instagram në emrin e ministres, u postua një reagim në lidhje me tensionet mes Izraelit e Palestinës.

Të ngjashme