Reagon Grenell: S’jemi përfshirë asnjëherë në politikën e Kosovës

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 22:17 | Nga Ekonomia Online

Emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj shkrimit të “The New York Times”, ku thuhej se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi, prishi planet e Presidentit Amerikan Donald Trump për një marrëveshje “të keqe”.

Përmes një shkrimi në Twitter , Grenell ka thënë se qëllimi i SHBA’së ka qenë që të përqendroheshin në punë dhe ekonomi.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk kanë qenë për një fitore të shpejtë dhe se nuk është diskutuar kurrë shkëmbimi i territoreve.

“Shumë gabime në këtë pjesë. Dhe nuk është çudi…reporteri nuk ka folur kurrë me mua. Qasja jonë ka qenë gjithmonë të përqendrohemi në punë dhe ekonomi. -Asnjëherë nuk kemi besuar se kjo do të ishte një fitore e shpejtë (një tregim i vazhdueshëm mediatik që është plotësisht i gabuar dhe pa asnjë fakt) Gjithashtu:-Unë fola direkt me Këshilltarët e Sigurisë Kombëtare gjermane dhe franceze për të koordinuar qasjen tonë të kufizuar (dhe vetëm ekonomike). Shkëmbimi i territoreve nuk janë diskutuar kurrë para meje. -Nuk do të përfshihemi në politikën e Kosovës / Serbisë. Ne koordinohemi me këdo që është përgjegjës”, ka shkruar Grenell.

Të ngjashme