Reagon Haradinaj-Stublla: Me Serbinë nuk bisedohet përderisa përditëson fletëarrestet politike ndaj çlirimtarëve

Prishtinë | 08 Gus 2020 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se menjëherë është interesuar për ndalimin e veteranit të UÇK-së Gjeneral Imri Ilazi në aeroportin e Antalyas.

Kryediplomatja kosovare ka thënë se pala serbe nuk duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve përderisa përditëson fletëarrestet politike ndaj luftëtarëve çlirimtarë që mbrojtën pragun e shtëpisë!

Postimi i plotë i saj:

Kam kontaktuar në mëngjesin e sotëm Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë z. Çavuşoğlu – për t’u interesuar rreth ndalimit të veteranit të UÇK-së Gjeneral Imri Ilazi në aeroportin e Antalya-s. Pas disa minutash, Ministri dhe Ambasada jonë në Ankara më njoftuan se z.Ilazi është liruar.

Serbia si palë agresore, që nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që vranë, masakruan, dhunuan, shkatërruan e vodhën gjithçka, NUK do të duhej të ketë mundësinë të ulet në tavolinën dialoguese përballë Kosovës përderisa përditëson fletëarrestet politike ndaj luftëtarëve çlirimtarë që mbrojtën pragun e shtëpisë!

Të ngjashme