Reagon Hasani: Kur do që shpërndahet Kuvendi, deputetët nuk përfitojnë pensione të veçanta

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Nahit Hasani, ka sqaruar publikun se “Deputetët nuk përfitojnë pensione të veçanta, pavarësisht se kur shpërndahet Kuvendi”.

Hasani këtë reagim e ka bërë ndaj disa medieve, të cilat sipas tij kanë “dezinformuar” opinionin përkitazi me privilegjet e deputetëve pas shpërbërjes së Kuvendit.

Ky është reagimi i plotë i Hasanit:

Në vazhdën e dezinformatave, pas Gazetës “Express”, sot (e mërkurë), edhe Gazeta “Zëri”, në shkrimin me titull : “Nëse Kuvendi shpërndahet para 3 gushtit, deputetët humbin privilegjet”, ka publikuar informata të pakonfirmuara.

Nait Hasani, kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, reagon ndaj Gazetës “Zëri”, dhe sqaron opinionin publik, se deputetët, pavarësisht se kur shpërndahet Kuvendi, nuk përfitojnë pensione suplementare apo të veçanta, sipas Aktgjykimit të Gjykatës  Kushtetuese (http://gjk-ks.org/ëp-content/uploads/vendimet/gjk_ko_119_10_shq.pdf)

Të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, përfshirë edhe privilegjet, janë të përcaktuara qartë në Ligjin nr. 03/L-111 dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sqarimet rreth të cilave çështje mund t’i gjeni në vijim të tekstit:

Përfitimet e deputetit pas përfundimit të mandatit:

Sipas neneve 14 dhe 16  të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit,  deputeti ka të drejtë në kompensimin e pagës kalimtare pas përfundimit të mandatit, deri në fillimin e realizimit të të hyrave financiare nga ndonjë burim tjetër, që nga dita e përfundimit të mandatit deputetit ka të drejtë në pagë bazë për dymbëdhjetë (12) muaj.

Të ngjashme