Reagon Limaj pas sulmit fizik ndaj gazetarëve të Gazeta Blic

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve të Gazeta Blic, Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramanit, Arsim Rexhepi.

Limaj ka ftuar “organet e rendit që konform përgjegjësive që kanë ta marrin shumë seriozisht luftimin e këtij fenomeni që kohëve të fundit ka qenë mjaft i përsëritshëm”.

Reagimi i plotë: 

Me shqetësim mora lajmin që sot, në veri të Mitrovicës janë sulmuar ekipa e gazetarëve të “Gazetës Blic”, tek sa po kryenin detyrën e tyre fisnike, në këto ditë të vështira që po kalon vendi.

Sulme të tilla janë të pa pranueshme dhe të dënueshme, dhe kanë për synim të frenojnë fjalën e lirë.

Ftoj organet e rendit që konform përgjegjësive që kanë ta marrin shumë seriozisht luftimin e këtij fenomeni që kohëve të fundit ka qenë mjaft i përsëritshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme