Reagon Lista Serbe: Deklarata e Haradinajt për veriun rrezikon stabilitetin

Prishtinë | 03 Mar 2019 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Lista Serbe ka thënë se deklaratat e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për vendosjen e mundshme të ushtrisë në veri të Kosovës, paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin.

Nga kjo parti kanë kërkuar regim të palës ndërkombëtare sa më parë.

“Ne shpresojmë se pas këtyre deklaratave në Prishtinë sponsorët e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar e kanë më të qartë se pse Lista Serbe ishte kundër formimit të të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës , e cila padyshim ka për qëllim okupimin e veriut të Kosovës dhe dëbimin e serbëve të mbetur nga kjo pjesë”.

Haradinaj gjatë ditës së djershme tha se nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.

“Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë, as kërkon. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Duhet të jemi të sinqertë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme