Reagon ministri i jashtëm gjerman- u thotë Amerikanëve, s’ka zgjidhje për Kosovën pa BE-në

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas se vendet e Ballkanit Perëndimor, që duan perspektivë europiane, veçanërisht në konfliktin Kosovë-Serbi, duhet të gjejnë zgjidhje me BE.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani në konfliktin Kosovë-Serbi, ato duhet të jenë zgjidhje me BE, thekson kreu i diplomacisë gjermane në intervistën për DW.. Ndaj, thekson ai:  për këtë jam shumë, shumë i sigurtë që Bashkimi Europian do të luajë rol të rëndësishëm, sidomos në situatën e vështirë që kemi në moment.

“Nëse Ballkani Perëndimor dikur do të vijë në Europë duhet që dialogun, para së gjithash ta zhvillojë me Bashkimin Europian.Unë besoj, se në Ballkanin Perëndimor e dinë këtë, dhe se Bashkimi Europian do të forcojë angazhimin e tij, pikërisht tani.

Kjo do të jetë një temë tani, ne jemi angazhuar në pandeminë e  Coronës që fqinjësia jonë e drejtpërdrejtë me Ballkanin, por edhe fqinjësia lindore të mos harrohet, e natyrisht, ne duam të japim kontribut që të ketë një zgjidhje politike në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në konfliktin mes Kosovës e Serbisë. Dhe këto vende duhet që këto zgjidhje t’i dakordojnë me Bashkimin Europian, nëse e duan një perspektivë europiane.”, nënzivon për DW ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

Të ngjashme