Reagon Molliqaj: Vërsulja e policisë ndaj gazetarëve është e rrezikshme dhe e papranueshme

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend lidhur me vaksinat kundër koronavirusit.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se vërsulja e policisë ndaj gazetarëve është e rrezikshme dhe e papranueshme.

“Diçka të tillë nuk kemi parë nga pushtetet e kaluara. Është shqetësues zelli i organeve të ndjekjes për t’u përgjigjur përpara Dr Hipokritit. U aktivizuan fill pas konferencës. Prokurori i shtetit nuk ka punë me Insajderin, përveç nëse zgjedh të bëhet instrument i përndjekjes politike”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Çfarë na duhet është imunizim ndaj autoritarizmit

Vërsulja e policisë ndaj gazetarëve është e rrezikshme dhe e papranueshme. Diçka të tillë nuk kemi parë nga pushtetet e kaluara. Është shqetësues zelli i organeve të ndjekjes për t’u përgjigjur përpara Dr Hipokritit. U aktivizuan fill pas konferencës.

Prokurori i shtetit nuk ka punë me Insajderin, përveç nëse zgjedh të bëhet instrument i përndjekjes politike.

Pushteti “Krejt dhe Drejt”, sikur të gjitha pushtetet me mendësi totalitare ka filluar të abuzojë me “interesin e madh publik”, në emër të të cilit po e arsyeton përndjekjen.

Këtu është rasti ta tërheqim vërejtjen për sjelljen e tyre të papërgjegjshme: ta kujtojmë sjelljen e tyre kur shkelën pafytyrësisht rregullat për mbrojtje nga pandemia në kohë zgjedhjesh, shkelje këto që rriten numrat e infektimeve dhe të viktimave; pastaj vendosen masa këtu, e mësyen andej kufirit; kur refuzuan vaksinat për shkak të zgjedhjeve në Shqipëri, ku s’janë fare në lojë; njëjtë edhe tash me vaksinat e Pfizer. Ja, pra, ky është përkushtimi në emër të të cilit po përndjekin.

Përtej kësaj, shoqëria jonë ka nevojë për një debat të vërtetë mbi rolin e mediave në shoqëri, por edhe raportimin e drejtë dhe objektiv. Kjo sepse mediat janë ndërmjetësuesi kyq midis ngjarjeve dhe pahtësimit të tyre. Mediave duhet t’ua ruajmë paprekshmërinë karshi pushtetit, por humbja e besueshmërisë e bën vetë pushtetin imun karshi kritikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme