Reagon Nisma: Exit pollet nuk vlejnë për partitë e vogla

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Nisma ka reaguar ndaj exit polleve të publikuara në disa nga telivizionet kosovare. Në asnjërën nga to Nisma nuk e kalon pragun.

Po partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj ka reaguar në Facebook duke thënë se exit pollet nuk tregojnë rezultatin në kutittë e votimit.

Postimi i plotë:

Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit!

Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla!

Prandaj, ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!

Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme