Reagon Oda e Përmbaruesve, thonë se po iu bëhet presion e shantazh pas rastit “Telekomi”

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Oda e Përmbaruesve Private te Kosovës me shqetësim është duke i përcje116 zhvillimet lidhur me lëndën përmbarimore në te cilën Telekomi i Kosovës është debitor, sidomos sulmi ndaj njërit anëtar të kësaj Ode.

Përmes një komunikate për medie, Oda e Përmbaruesve konsideron se nëse dikush ka ndonjë vërejtje ose ankesë ndaj punës së përmbaruesve, le t’u drejtohen organeve kompetente.

Komunikata e plotë:

Oda e Përmbaruesve Private te Kosovës me shqetësim është duke i përcjellë zhvillimet lidhur me lëndën përmbarimore në të cilën Telekomi i Kosovës është debitor, sidomos sulmi ndaj njërit anëtar të Odës sonë.

Dy ditët e fundit kemi pare ne media reagimet dhe qëndrimet e zyrtarëve të Telekomit të Kosovës ashtu si edhe zyrtareve te Qeverisë se Republikës së Kosovës, dhe Oda e vlerëson lart angazhimin e zyrtareve te Qeverise së Kosovës për te gjetur zgjidhje lidhur me ketë çështje.

Oda beson se parimet e drejtësisë dhe procedurat gjyqësore duhet të respektohen nga te gjithë dhe ne çdo kohë. Oda e ka parasysh faktin se Telekomi i Kosovës ka mijëra lende ne zyrat e përmbaruesve, lende në te cilat Telekomi është kreditor dhe përmbaruesit e zbatojnë procedurën dhe kryejnë veprimet e nevojshme përmbarimore.

Anasjelltas, procedura e përmbarimit duhet zbatohet ndaj cilitdo person edhe në rastet kur i njëjti person është debitor!

Oda nuk dëshiron ta paragjykoje rrjedhen e metejme te kësaj lënde përmbarimore, por konsideron se sulmet ndaj përmbaruesve dëmtojne besimin nd organet e drejtesisë në përgjithësi, si dhe prestigjin, dinjitetin dhe te drejtat e profesionit të permbaruesit në veganti!

Oda konsideron se mediat duhet te raportojnë ne mënyre te balancuar me qëllim që të paraqitet e vërteta e saktë para opinionit publik, dhe askush të mos etikohen mbi baza personale, familjare, ose çfarëdo qofshin ato!

Oda e siguron publikun e gjere se, përkundër vështirësi të jashtëzakonshme për

zbatimin e mandatit tone, përkundër frikësimeve, kanosjeve, sulmeve, rreziqeve me të cilat ballafaqohemi çdo dite, ne jemi shume të interesuar të sqarohen të gjitha situatat, dhe që te mos damkosemi pa u sqaruar këto situata!

Oda dëshiron të siguroje të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe publikun se te gjithë ata qe kane ndonjë vërejtje ose ankesë ndaj punës së përmbaruesve, le t’u drejtohen organeve kompetente!

Të ngjashme