Reagon Qeveria: Letra e Kurtit për Mike Pence nuk kishte të bënte me Grenellin, por me Thaçin

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë një reagim publik lidhur me letrën për të cilën Klan Kosova raportoi se Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar Zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence.

Lidhur me këtë, Kryeziu ka thënë se Kurti në letrën e dërguar tek Pence, nuk është ankuar për Grenell, por ka shprehur shqetësim sipas tij për planet e Presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territorial,.

”Raportimi se Kryeministri Kurti i është ankuar Zëvendës Presidentit Pence për Ambasadorin Grenell është interpretim tendencion dhe nuk përfaqëson përmbajtjen e letrës.”, thote ai.

”Në letrën dërguar Zëvendës Presidentit Pence, Kryeminsitri Kurti e ka falenderuar atë për ndihmën financiare që SHBA-të i kanë ofruar Kosovës në ballafaqimin e saj me COVID-19 dhe ka shprehur krenarinë për të gjitha ata shqiptaro-amerikanë, pjesë e komuniteti mjekësor, të cilët po kontribuojnë në luftimin e pandemisë atje.”

”Kryeminstri Kurti poashtu e ka njoftuar Zëvendës Presidentin Pence lidhur me zhvillimet politike në vend dhe gatishmërinë e treguar nga Presidenti Thaçi dhe partitë opozitare për të vepruar kundër vullnetit të qytetarëve të shprehur qartë më 6 tetor 2019, dhe kundër parimeve kushtetuese dhe demokratike duke tentuar të shmangen zgjedhjet e parakohshme.”, thuhet tutje.

Kryeministri Kurti nuk është ankuar për Ambasadorin Grenell, por ka shprehur shqetësimin e tij mbi planet e Presidentit Thaçi për shëmbim territorial, eufemizën për ndarje të Kosovës, për të cilat nuk e ka informuar si duhet Ambasadorin Grenell. Raportimi se Kryeministri Kurti i është ankuar Zëvendës Presidentit Pence për Ambasadorin Grenell është interpretim tendencion dhe nuk përfaqëson përmbajtjen e kësaj letre.

”Presidenti Thaçi, përmes lobit të tij ka punuar që të imagjinohet se një realitet tjetër ekziston në Kosovë. Mirëpo ka një shpërputhje mes situatës së sajuar ku dialogu kinse tashmë ka përfunduar dhe vetëm pritet nënshkrimi i marrëveshjes, dhe realitetit ku së pari duhet dialog për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura e ku nuk mund të ketë shkëmbime territorial, përkatësisht ndarje të Kosovës”.”

Të ngjashme