Reagon Sahatqija pasi Rusia i kërkoi Gërvallës ta largojë flamurin e Kosovës

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka kërkuar që Ministrja Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës, dhe me ç’rast është ndërprerë edhe seanca.

Përfaqësuesi i Britanisë doli në  mbrojtje.

ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Teuta Sahatqiu tha se “përkundër dramës, u bë shumë mirë që u mbyllë për publikun”,

“Tepēr gjatë kemi kërkuar mbylljen për publikë për  këto seanca koti të cilat Serbia e Rusia e shfrytëzonin për shpërndarje të lajmeve të rreme dhe urrejtjes. Uroj qē të mos hapet më kurrë dhe së shpejti edhe  Rezoluta e stërvjetruar 1244 të hiqet përfundimisht dhe Kosova të  përfaqësohet ashtu si duhet, si shtet anëtar”, tha Sahatqiu.

Megjithatë, Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë punimet e seancës virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija.

Të ngjashme