Realizohet shkëmbim diskutimesh mbi procesin integrues të BE-së

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka mori pjesë në diskutimin online të organizuar nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GmbH / GIZ në Kosovë.

Në njoftimin e MIE-së thuhet se rezultatet e Samitit të Zagrebit, të kuptuarit e Metodologjisë së Re të Zgjerimit, pritjet nga e Ardhmja e Evropës, dhe përgatitja dhe aplikimi i Kosovës për Statusin e Kandidatit u diskutuan dhe u shkëmbyen pikëpamjet, në mes të Blerim Rekës dhe Armend Zemaj, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, Mark Barrett, Drejtues i Ekipit të GIZ për procesin e integrimit në BE në Kosovë, si dhe Dragan Tilev, ekspert i angazhuar nga GIZ për integrim Evropian, të mbështetur nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH në Kosovë.

Procesi i integrimit në BE vazhdon të konsiderohet si emërues i përbashkët në të gjithë institucionet e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme