Reçica bind deputetët për të përkrahur iniciativën për të drejtat e pensionistëve

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 12:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovë, ka arritur që në fund të debatit parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës të bind deputetët e të gjitha grupeve parlamentare për të përkrahur nismën që e mundëson jetësimin e njërit nga prioritetet e tij kryesore, pra plotësim-ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Ministri Reçica theksoi se me këto ndryshime ligjore do t’ju njihet stazhi i punës gjithë të punësuarve të viteve 90-ta, të dëbuar me dhunë nga puna nga pushteti serb.

“Ky plotësim ndryshim prek një numër të konsiderueshëm të pensionistëve kontributpagues, që nuk është më rëndësi për nga numri por po flasim për një padrejtësi që iu është bërë 20 vite pas lufte që këtyre kategorive iu është bërë e padrejtë. Pra unë mendoj se ka ardhur momenti që kjo padrejtësi të hiqet dhe vitin 2021 pensionistët tanë kontribut pagues ta fillojnë vitin duke mos e pas këtë pengesë në realizimin e të drejtës së tyre për përfitimin dinjitoz të një pensioni kontributpagues”, tha Reçica.

Gjithashtu, ministri Reçica tha se në kuadër të plotësim ndryshimit kemi paraparë që të hiqet ndalesa për pensionistët për kontribut pagues në rast se janë familjarë dëshmori ose invalid lufte, që të kenë të drejtën ta gëzojnë pensionin kontribut pagues dhe njëkohësisht benificionini cili buron nga Ligji për kategoritë e dala nga lufta.

Në këtë seancë parlamentare, ministri Reçica kërkoi dhe mori përkrahje nga deputetët për ta mbështetur me votë këtë plotësim ndryshim të ligjit sapo të vjen në parlament. Sipas tij, ai do të procedohet për miratim në qeveri deri më 30 korrik të këtij viti.

Të ngjashme