Reçica e quan Muratin “çun i ri”, debatojnë ashpër për një shkollë në Ferizaj

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 12:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Amendamenti 13 i  buxhetit ishte temë diskutimi ndërmjet deputetit të PDK-së, Elmi Reçica me ministrin e Financave, Hekuran Murati, raporton Ekonomia Online.

Temë diskutimi ishte restaurimi i shkollës “Gjon Seraçi”, për të cilën janë ndarë disa mijëra euro.

Por kjo u kundërshtua nga Reçica, i cili tha se kjo shkollë duhet të rrënohet dhe të ndërtohet një shkollë e re.

Teksa foli Reçica, ai e quajti çun i ri Muratin, teksa i kërkoi që mos të bëjë politikë.

“Është mirë që ministri Murati si çun i ri të mos bëjë politikë. Esenca është që Ferizaj i ka orientuar në disa projekte dhe atje në hyrje ka Shtimja të ndërtohen disa shkolla. Agim Aliu ka për synim që ajo shkollë të rrënohet dhe jo të restaurohet”, tha Reçica.

Ndërsa ministri Murati tha se synim i kryetarit Agim Aliu është që kjo shkollë të rrënohet e t’u mundësohet parking për komplekset banesore, raporton EO.

“Mund të ketë këtë objekte tjera që presin për restaurim. Duhet të mbrohet ajo shkollë dhe nuk është investuar në atë shkollë dhe asnjë investim. Me qëllim është lënë të rrënohet në mënyre që të rrënohet dhe t’u sigurohet parkingje përreth komplekseve që janë ndërtuar përreth shkollës”.

Të ngjashme