Reçica i PDK-së: Keni premtuar Bashkim Kombëtar, ndërsa sot jeni larguar nga Shqipëria

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 13:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga PDK-ja, Elmi Reçica tha se programi qeverisës nuk përfshinë politikat e sigurisë kombëtare të vendit, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se VV-ja ka ardhur në pushtet duke premtuar afrimin me Shqipërinë, derisa sipas tij tani po e dëshmojnë të kundërtën.

“Programi qeverisës nuk mbërthen politikat e sigurisë kombëtare. Ky program duhet të rishikuar nga ajo se çka kanë premtuar Qeveria gjatë fushatës elektorale. Mënyrë më e mirë për vlerësimin e proceseve është krahasimi i tyre. Ju me vite keni mashtruar se me ardhjen në pushtet do të afroni marrëdhëniet me Shqipërinë ndërsa sot po na largoni nga Shqipëria”.

Të ngjashme