Reçica: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka pritur në takim përfaqësuesit të Sindikatës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në takim është diskutuar për vështirësitë në punë me të cilat po ballafaqohen në kohë pandemie.

“Diskutuam për sfidat dhe vështirësitë në punë me të cilat po ballafaqohen punëtorët e kësaj korporate në kohë pandemie. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është tejet e përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjitha organizmat sindikale që për mision kanë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për punë”.

Të ngjashme