Reçica kërkon nga komunitetet joshumicë të arrijnë marrëveshje që ta fillojnë ndërtimin e shtëpive

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 14:02 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim mbajti mbledhjen e radhës.

Para komisionit raportoi ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Skender Reçica, lidhur me implementimin e projektit për ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë, ndërkaq ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jetviq, nuk i është përgjigjur ftesës së Komisionit.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se ka kërkuar nga Ministria që të alokohen 1.8 milion euro për realizimin e projekteve për komunitetet pakicë, raporton Ekonomia Online.

“Me buxhetin e këtij viti në Ministrinë është alokuar një shumë e mjeteve e dedikuar për komunitetet pakicë, dhe para se këto mjete të alokohen unë jam kontaktuar edhe nga ministri i Financave dhe kam kërkuar që të alokohen këto mjete që ndihmojnë në projektet për këtë komunitet në shumë prej 1.8 milionë euro”.

“Kam kërkuar që në fillim të vitit të fillohet, të jemi me kohë në rregull dhe të zhvillojmë të gjitha procedurar. Nga Veton Berisha, Emilja Rexhepi, Adem Hodza dhe Etem Arifi kam marrë një shkresë që mos të fillojë ky proces, ata kanë paraqitur qëndrimin e tyre se ky fond është fond i buxhetit të shtetit dhe i takon të gjitha komuniteteve joshumicë në Kosovë”, shtoi ministri Reçica.

Grupi parlamentar i 6+ ka kërkuar ndarjen e buxhetit në shuma më të vogla për komunitetin egjiptian, rom, ashkali. Pas kësaj kërkese të 6+, kanë reaguar deputetët e lartpërmendur ku kanë kërkuar që ndarja e buxhetit të bëhet sipas statistikave të popullsisë, dhe jo kështu, raporton EO.

Ministri Reçica tha se nëse nuk ka dakordancë mes komuniteteve joshumicë, nuk do t’i fillojë procedurat për ndërtimin e shtëpive.

“Mosdakordanca që kanë mes veti kemi ardhë në një situatë që mos të fillojmë , dhe me datë 3-4 prill jam detyruar t’i drejtohem Kuvendit për të gjetë një zgjidhje. Më është thënë të komunikojmë me MF-në, por prapë nuk kam marrë përgjigje as nga MF-ja . Nuk ka dakordancë mes komuniteteve joshumicë, dhe nuk do filloj procedurat njëherë deri sa të ka dakordancë”.

“Uroj të mirreni vesh mes vete, që mos të ketë pakënaqësi të sjellni një letër ku jeni dakorduar. Në të gjitha takimet nuk kam anuar ndaj asnjë komuniteti, këto mjete janë të shtetit, për juve. Nuk ka hapësirë për të diskutuar ministri-komunitete”.

“Ju duhet të uleni të diskutoni mes vete, mos humbi kohë, sepse koha po ecë. Nëse nuk do të ketë dakordim të plotë mes juve, do t’i kërkojë qeverisë që këto mjete t’i kthejë në buxhet të shtetit”.

Veton Berisha, përfaqësues i komunitetit egjiptian, tha se në zonën e Dukagjinit, 4% e banorëve jetojnë në varfëri ekstreme, raporton EO.

“Në zonën e Dukagjinit kryesisht të shtrirë, të regjistruar janë 13 mijë banorë, 4% të tyre jetojnë në varfëri ekstreme. Komuniteti egjiptian dhe goran po kërkohen të përjashtohen nga ky fond, arsyet nuk i dimë. Nuk duhet të neglizhohet ky proces për arsye të personave të caktuar”, tha ai.

Të ngjashme