Reçica: Marrëveshja për Sigurime Sociale me Holandën do të ketë efekte pozitive

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 14:54 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e qeverisë është miratuar Nisma për negocimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Qeverinë e Holandës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se kjo marrëveshje do të ketë efekte pozitive, raporton Ekonomia Online.

“Kjo marrëveshje do të ketë efekte pozitive, do t’u mundësojë realizimin e të drejtave, pensioneve të moshës, familjare dhe invalidore, ata që kanë punuar në Holandë pas pensionimit të tyre për t’i marrë pensionet e Holandës”.

“MPMS do të angazhohet në negocimin e kësaj marrëveshjeje. Meqë marrëveshja ka rëndësi të veçantë, kërkoj nga ju që ta miratoni nismën për negocimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Qeverinë e Mbretërisë së Holandës”.

Të ngjashme