Reçica në Friburg të Zvicrës: PDK do të jetë gjithmonë pranë diasporës

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica në vazhdën e takimeve me aktivistë dhe përkrahës të kësaj partie në Zvicër, sot ka qëndruar në Kantonin e Friburgut.

Reçica përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar kryesinë e nëndegës së PDK-së në këtë Kanton.

Ai ka thënë se PDK do të jetë pranë secilit lokalitet ku jeton diaspora dhe do të angazhohet për të krijuar kushtet për kthimin e përvojës së tyre në Kosovë.

“Shteti i Kosovës duhet të jetë sa më pranë diasporës si shtylla më vitale që ka qenë dhe mvetet në rrugën tonë të lirisë, krijimit të shtetit dhe tani ndërtimit dhe fuqizimit të ekonomisë.”, ka shkruar Reçica.

Të ngjashme