Reçica: Nisma më e fortë se asnjëherë më parë, do të jetë përcaktuese e Qeverisë së ardhshme

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri në dorëheqje i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ( MMPS), Skënder Reçica, i cili vie nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se kjo parti po futet në proces zgjedhor më e fortë se asnjëherë më parë, raporton Ekonomia Online.

Ai thotë se Nisma do të jetë forca e vetme përcaktuese e Qeverisë së ardhshme.

Postimi i plotë:

Parimet dhe vlerat socialdemokrate janë garancë e mirëqenies së qytetarëve dhe NISMA Socialdemokrate është duke u dëshmuar çdo ditë e më shumë, çdo herë e më fuqishëm, si bartëse e këtyre vlerave dhe parimeve e në veçanti, përgjatë këtyre dy viteve pjesë e Qeverisë.

Kosova është në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe NISMA Socialdemokrate po futet në këtë proces më e fortë se asnjëherë më parë.

Ndihemi komod dhe do të jemi forca e vetme përcaktuese e qeverisë së ardhshme. Po shohim një interesim të madh të qytetarëve për tu rreshtuar krah forcës sonë, po shohim poashtu një interesim të subjekteve që të na bashkohen drejt fitores së madhe. Një Qeveri në ardhje e drejtuar nga z.Fatmir Limaj, është kërkesë dhe shpresë për qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme