Reçica: PDK-ja s’ka kërkesë specifike për miratimin e buxhetit

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 11:04 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka thënë se kjo parti s’ka ndonjë kërkesë specifike për miratimin e buxhetit, duke konfirmuar se do ta votojnë atë, raporton Ekonomia Online.

Megjithatë ai ka thënë se në seancën kur pritet të votohet  buxheti, ata do të diskutojnë dhe do t’u tregojnë qytetarëve për keqqeverisje nga dy qeveritë, ajo Kurti dhe Hoti.

Situata është e ndjeshme dhe mos votimi i buxhetit do të krijojë gjendje të rëndë për vendin, jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për situatën  në përgjithësi.

Ne do ta votojmë buxhetin, por do të diskutojmë dhe s’kemi ndonjë kërkesë specifike, por do të tregojmë qytetarëve se dy qeveritë kanë keqqeverisur vendin”, tha ai.

Reçica  u shprehë  se PDK do të votojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Të ngjashme