Reçica pret në takim drejtorin e fondacionit FES

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim drejtorin e fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë, Rene Schlee dhe Brikenë Hoxha nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet.

Në postimi e tij në Facebook, Reçica u shpreh tejet mirënjohës ndaj dyshes për gjithë vullnetin dhe gatishmërinë e treguar për të ndihmuar këtë dikaster.

”U dakorduam për të thelluar bashkëpunimin në funksion të jetësimit të politikave sociale që për qëllim kanë rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë”, shkruan ai.

Të ngjashme