Reçica: Rritja e ndihmave sociale 20 % e pamjaftueshme, do të punësojmë një anëtar për çdo familje

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 11:41 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale, tha se rritja prej 20% është e pamjaftueshme.

Prandaj sipas tij, Qeveria dhe ministria që ai drejton nëpërmjet masave të marra po synojnë të punësojnë një anëtar për çdo familje në vend, raporton Ekonomia Online.

Këto komente, ministri i bëri gjatë interpelancës së Haradinajt në Kuvend, ku arsyetoi para deputetëve vendimin e Qeverisë për rritje për 20% të pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.

“Zotimi jonë si Qeveri është që të jemi pranë kategorive dhe qytetarëve me nevojë të veçanta, kemi treguar përkushtimin që të jemi pranë kategorive me nevoja të veçanta. Pensionet dhe ndihmat sociale janë ndihma për familjet, është një burim i të ardhurave për familjen, me një nivel të varfërisë që të varfërve dhe familjeve të ju pensionet dhe skemat e pensioneve luajmë rol në zbutjen ë varfërisë. Në Kosovë është skema e ndihmës sociale që ju ofrohet mbështetje familjeve në bazë të numrit të anëtarëve”.

Ministri tha se përkundër lëvizjes së çmimeve të disa artikujve në kuadër të shportës së ushqimit, shuma e ndihmës sociale nuk ka pasur ngritje dhe nuk është harmonizuar me indeksin e çmimeve.

“Skema sociale ka pas ngritje në 2009 minimumi 35 euro është rrit për 5 euro, shumë me 50 euro për familje 1 anëtarësh ka qenë më e ultë se kufiri i varfërisë së skajshme. Bazuar në legjislacioni në fuqi, shuma mujorë merret në bazë anëtarëve të familjes dhe çmimin, shportës së ushqimit. Me gjithë lëvizjet e çmimit të artikujve, shumë e shportës nuk është rritur dhe nuk është harmonizuar me indeksin e rritjes”.

“Rritja e vlerës së ndihmës sociale veç që ndikon në mirëqenien ndikojë në zvogëlimin e shkallës së varfërisë veçanërisht asaj ekstreme. Bazuar në analizën tonë, e buxheti  do mbërrijë, rritja prej 20% nuk është e mjaftueshme, por qeveria dhe MPMS që nëpërmjet masave të tregut të punës të punësojë një anëtar të familjes”.

Aktualisht, nga skema e Ndihmës Sociale përfitojnë mbi 26,000 familje, me mbi 106,000 anëtarë, të cilat marrin ndihmë sociale në bazë të numrit të anëtarëve të familjes, duke filluar nga 60 euro për familjen me një anëtar dhe 180 euro për një familje 15-anëtarëshe.

Të ngjashme