Reçica: S’ka vullnet politik që të kalojë Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se nuk po gjejnë mirëkuptim nga ekzekutivi rreth plotësim-ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, raporton Ekonomia Online.

Madje Reçica ka thënë se në mandatin e kaluar edhe tani këtë projektligj me kohë e ka proceduar për miratim në qeveri, mirëpo sipas tij, as atëherë dhe as tani nuk po hasin në vullnet të mjaftueshëm politik që këtë plotësim ndryshim të këtij Ligji ta miratojnë dhe ta sjellin për votim para deputetëve.

“Duhet të jemi të sinqertë kur flasim për tema të ndjeshme për qytetarët. Edhe në mandatin e kaluar si edhe tani, dikasteri që unë drejtoj, këtë projektligj me kohë e ka proceduar për miratim në qeveri, mirëpo fatkeqësisht, as atëherë dhe as tani nuk po hasim në vullnet të mjaftueshëm politik që këtë plotësim ndryshim të këtij Ligji ta miratojmë dhe ta sjellim për votim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Reçica raporton EO.

Deklarata e Reçices erdhi pas pyetjes së deputetët së AAK-së, Teuta Haxhiu, lidhur me plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Ai ka thënë se në konsulta me kryeministrin dhe ministrat, po mundohen që ta gjejnë zgjidhjen rreth koston buxhetore që ky projektligj të kalojë sa më parë.

“Unë, bashkë edhe me kryeministrin dhe kolegët tjerë të qeverisë jemi duke u angazhuar që sa më parë të gjejmë zgjidhje rreth kostos së nevojshme buxhetore në mënyrë që ky projektligj të jetësohet sa më parë dhe pensionistët tanë të mos ballafaqohen edhe më tutje me padrejtësitë aktuale”, ka thënë ai.

Në videon më poshtë mund të ndiqni përgjigjen time në pyetjen parlamentare të deputetes së Kuvendit, znj. Teuta Haxhiu, lidhur me plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Të nderuar qytetarë,Në videon më poshtë mund të ndiqni përgjigjen time në pyetjen parlamentare të deputetes së Kuvendit, znj. Teuta Haxhiu, lidhur me plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti. Duhet të jemi të sinqertë kur flasim për tema të ndjeshme për qytetarët. Edhe në mandatin e kaluar si edhe tani, dikasteri që unë drejtoj, këtë projektligj me kohë e ka proceduar për miratim në qeveri, mirëpo fatkeqësisht, as atëherë dhe as tani nuk po hasim në vullnet të mjaftueshëm politik që këtë plotësim ndryshim të këtij Ligji ta miratojmë dhe ta sjellim për votim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.Unë, bashkë edhe me kryeministrin dhe kolegët tjerë të qeverisë jemi duke u angazhuar që sa më parë të gjejmë zgjidhje rreth kostos së nevojshme buxhetore në mënyrë që ky projektligj të jetësohet sa më parë dhe pensionistët tanë të mos ballafaqohen edhe më tutje me padrejtësitë aktuale.

Gepostet von Skender Reçica am Donnerstag, 8. Oktober 2020

Të ngjashme