Reçica takoi ambasadorin austriak, flasin për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për sigurimet sociale me Austrinë

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovës, Christoph Weidinger, me të cilin ka diskutuar lidhur me angazhimet e Qeverisë së Kosovës, rreth menaxhimit sa më të mirë të situatës pandemike.

Ministri Reçica, gjithashtu e ka njoftuar ambasadorin austriak në Kosovës edhe për prioritetet e MPMS-së, në funksion të reformave. Po ashtu, ministri i MPMS-së Skender Reçica, e ka falënderuar ambasadorin Weidinger për gjithë angazhimin e shtetit austriak që ndër vite ka dhënë për Kosovën, si dhe ka shprehur gatishmërinë tij për të punuar edhe më shumë në funksion të arritjes së marrëveshjes për sigurimet sociale mes Kosovës dhe Austrisë

Të ngjashme