Reçica takoi ish-presidenten Jahjaga, flasin rreth statusit të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në vendin tonë

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka takuar ish-presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar për procesin e njohjes së statusit të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në vendin tonë dhe trajtimin e viktimave të dhunës në familje.

“Përkushtimi im si ministër në trajtimin meritor të këtyre viktimave ka qenë dhe mbetet ndër objektivat e vazhdueshme të dikasterit që drejtoj”, ka thanë ministri Recica gjatë takimit me ish-presidenten.

Gjithashtu, ministri Reçica me ish-presidenten Jahjaga, kanë diskutuar edhe për gjithë̈ angazhimin e Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe për punën e organizatave joqeveritare që janë duke mbështetur këtë̈ proces.

Të ngjashme