Reçica u kërkon punëtorëve të raportojnë për shkeljet që u bëhen

Fushë Kosovë | 10 Pri 2019 | 12:35 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), Skender Reçica, ka vizituar qendrën tregtare “ETC” në Fushë-Kosovë, raporton Ekonomia Online.  

Reçica bashkë me Inspektoratin e Punës u prit nga drejtoresha gjenerale e ELKOS-it, Servete Abazi.

Ai ka bashkëbiseduar me punëtorët e kësaj qendre për t’u informuar për së afërmi me kushtet e punës.

Reçica kërkoi nga këta të fundit që të raportojnë për çdo padrejtësi ndaj tyre, ngase sipas tij, të drejtat e punëtorë mbrohen me Ligj të Punës.

“Po informohemi nga afër për respektimin e të drejtave të tyre, kushteve të pagesës, kushteve të punës, kushtet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në punë. Në bazë të bisedës që ne po bisedojmë me punonjësit jo vetëm këtu, por edhe andej nëpër pikat e tjera të shitjes, realisht po informohemi për kushtet e punës, për kushtet që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të tyre”.

“Natyrisht kjo vizitë e sotshme ka të bëjë me ngritjen e vetëdijesimit nga ana e punëdhënësve, por edhe nga ana e punëmarrësve që respektimi i të drejtave të punëtorëve është e drejtë e garantuar me ligj. Ne si ministri në bashkëpunim me punëdhënësit po përpiqemi që t’i bashkërendojmë aktivitetet që Inspektorati i Punës, i cili është i thirrur për të monitoruar ligjin që ka të bëjë me sigurinë dhe shëndetin në punë, ligjin që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës, me të drejtën e punonjësve të zbatohet në tërësi. Ne kemi kërkuar  nga Inspektorati që në të gjitha rastet ku hasen në moszbatueshmëri të këtyre dispozitave ligjore ne do të jemi të pakompromis”.

“Unë i kam kërkuar Inspektoratit që të jenë në krye të detyrës dhe unë i falënderoj sepse janë duke bërë një punë të mirë në këtë drejtim. Iu bëj thirrje të gjithë punëtorëve që nëse vërejnë në nuk po respektohen të drejtat e tyre, ata duhet të ndihen të lirë që të respektojnë të drejtat qoftë në Inspektoratin e Punës qoftë në mekanizma të tjerë të Ministrisë së Punës”, tha Reçica.

Ndërsa, menaxheri i ETC-së, Petrit Selmani, tha se ky biznes e respekton Ligjin e Punës mbi 95 për qind.

“Ne patëm nderin me pasë ministrin në vizitë dhe me u informu edhe vetë prej anës së punëtorëve që ne si kompani çfarë kushtesh iu ofrojmë”.

“Mbi 95 për qind të ligjit rreth kushteve të punës si ne aspektin e pushimeve pagesës orarit të punës sigurimeve shëndetësore jemi mundu maksimalisht me implementuar ligjin çka ia kemi arrit. Kushtet në ETC përputhen me ligjin”, u shpreh Selmani.

Të ngjashme