Reçica-Zemajt: MPMS po zbaton ligjin, ata që s’i plotësojnë kriteret, s’përfitojnë pension

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 14:28 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Armend Zemaj, nga LDK-ja e pyeti ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, se a ka ndonjë plan konkret për zgjidhjen e problemit me Ligjin për skemat pensionale, i cili, sipas Zemajt, diskriminon kategoritë e veçanta që ishin përjashtuar nga puna në kohën e regjimit serb në vitet e 90-ta.

“Ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti i cili rregullon pensionin bazik të moshës, pensionin kontributpagues të moshës, etj. Një ndër pikat e ligjit janë kriteret dhe procedurat administrative për njohjen e së drejtës në pension. Në kuadër të kësaj kemi një shkëputje të logjikës përfituese që quhet diskriminim që bëhet ndaj kategorive të veçanta të cilat ishin përjashtuar nga puna në kohën e regjimit serb në vitet e 90-ta dhe të cilat janë edhe më të ndëshkuar për shkak të mosangazhimit të institucioneve për pensione”.

“Çka po bëni si Ministri për ta zgjidhur këtë çështje, a keni plan konkret cili është afati kohor i zgjidhjes së problemit”?

Ministri Reçica i tha deputetit Zemaj se çështjen e pensionistëve janë duke e trajtuar me përkushtim të lartë, raporton Ekonomia Online.

“Çështja e pensionistëve në përgjithësi dhe kategorive të veçanta që janë përjashtuar nga puna nga regjimi serb në vitet e 90-ta, veçanërisht zyrtarët policorë është temë e rëndësishme dhe nga fillimi i mandatit jemi duke e trajtuar me përkushtim të lartë”.

“MPMS si bartëse e këtij procesi është e detyruar të zbatojë dispozitat ligjore siç përcakton ligji për skemat pensionale. Bazuar në këto dispozita, zyrtarët policorë nuk janë trajtuar si kategori përjashtuese të cilët nuk i kanë plotësuar 15 vite stazh pensional dhe me këtë rast nuk mund të jenë përfitues, sipas këtij ligji, dhe për më tej çdo person që nuk i plotëson kriteret e përcaktuara sipas legjislacionit që rregullon skemat pensionale të financuara nga shteti nuk ka të drejtë në pension, në pensionin kontribut pagues të moshës”.

“Se kemi krijuar një sistem pensional me ligje të veçanta, mbi 25 skema pensionale, me kategori dhe lloje të përfitimeve të ndryshme të paguara, të gjitha këto nga buxheti i shtetit, kjo tani më është e konstatuar nga të gjithë ne. Duke marrë parasysh gjendjen e krijuar në sistemin aktual, e cila çdo vit po shkon duke u rënduar me iniciativa të reja në skema pensionale, kemi kontratë se kemi një legjislacion dhe një buxhet jo të qëndrueshëm”.

“MPMS është duke zbatuar ligjin për skema pensionale dhe jemi të obliguar të zbatojmë dizpozitat e këtij ligji.  Zyrtarë policorë për këtë arsye, jo vetëm për kategori që nuk janë të përfshirë dhe nuk kanë mundësi të përfshihen në bazë të ligjit për skema pensionale të financuara nga shteti, sepse na ka detyru për një reformë të sistemit pensional me ç’rast do krijohet barazi me shtresat e prekura që kanë dhënë kontribut”.

Të ngjashme