Reciprociteti me Serbinë hyn në fuqi sonte në mesnatë

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 19:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se qeveria sonte do të marrë vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim me marrëdhëniet me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se ky vendim pritet të hyjë në fuqi para mesantës dhe do të jetë deri më 15 qershor.

“Sot është një  ditë e veçantë, sepse po marrim një vendim për zbatimin e reciprocitetit  si parim në marrëdhënie me Serbinë. Së pari certifikata stifanitare për produktet ushqimore .  Certifikata veterinare që i nënshtrohen kontrollit veterinar në kufi.  Këtë vendim detyrohen të zbatojnë doganat.  Ne po e sjellim vendimin i cili hynë fuqi menjëherë me rastin e nënshkrimin, sepse mbledhja do të zgjasë deri në ora 10”, tha Kurti.

Ai tha se që nga hyrja në CEFTA, Serbia   ka dëmtuar eksportuesit

“Barrierat janë të paraqitura në detaje që ka paraqitur ministrja Hajdari.

Këtë dokument të datës 20 shkurt është për barrierat tregtare e themeluar nga kjo Ministri. Ky propozim duhet të hyjë në fuqi sonte para mesnate e do të mbetet  deri më 15 qershor”, tha Kurti.

Vendimi vlen vetëm për Serbinë, kurse Bosnjës i hiqet taksa pa asnjë shtesë tjetër.

Kurti është shprehur se gama e masave tona do të jetë shumë e gjerë.

“Gama e masave tona do të jetë shumë e gjerë për masa reciprociteti që po e fillojmë nesër me 1 prill 2020,  që doganat të jenë të përgatitura për një shtet me marrwdhënie bilaterale. Ne duam barazi aq më tepër që ndjehemi të diskriminuar”, tha Kurti

Kurse, ministrja e MEPTINIS, Rozeta  Hajdari tha se ky vendim është i bazuar në shumë argumente që ka përfshirë akterët doganën, Odat ekonomike.

“Të  gjithë kanë punuar deri më tani. Aty shprehen shumë barriera. Ky është dokumenti që e ka prodhuar grupi punues.  Dhe grupi punues ka mbështetur gjetjet nga departamenti i Tregtisë.  Grupi punues ka dorëzuar draft dokument për heqje të tarifës me zëvendësim të reciprocitetit. Serbia ka vendosur barriera edhe në transport”, shtoi ajo.

Të ngjashme