Reciprociteti për targat – vendim pozitiv, por me barriera të mëdha

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 15:04 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lajm të mirë e vendim pozitiv të Qeverisë po e vlerëson vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat, njohësi i çështjeve ekonomike në vend Erton Bega.

Bega në një deklaratë për Ekonomia Online, shtoi se ky vendim krijon mundësi të barabarta ndërmjet të dy shteteve.

“Reciprociteti i vendosur sot në targa të automjeteve është një lajm pozitiv pasi si parim zbatimi i saj është që të krijoj mundësi dhe kushte të barabarta të dyja shteteve”.

Mirëpo tutje ai tha ky vendim do të sjell edhe barriera sa i përket procedurave të pritjes në kufi, raporton EO.

“Sigurisht që mund të konsiderohet si një barrierë jo-tarifore e re dhe e cila do të zgjat procedurat e pritjes nëpër kufi dhe kompanitë e transportit do të ballafaqohen me probleme, por duke shpresuar që kjo të përmirësohet me kohën”, theksoi tutje ai.

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës, asnjë automjet me targa të Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës.

Kurse zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, në një konferencë për medie tha se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.

Serbët lokalë në veri kanë bllokuan rrugët, ndërsa njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë dal në vendngjarje.


Lexo më shumë:

Të ngjashme