Mushkolaj kritikon Kurtin pasi hoqi dorë nga reciprociteti

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Imer Mushkolaj ka thumbuar qeverinë Kurti lidhur me reciprocitetin ndaj Serbisë për të cilin sot ministrja Rozeta Hajdari tha se nuk do ta vendosin atë pasi do të provojnë të gjejnë zgjidhje përmes mekanizmave rajonalë.

Mushkolaj ka shkruar se për reciprocitetin qeveria Kurti e lëshoi bajrakun.

“Reciprociteti, reciprociteti- tap, e lëshun bajrakun”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, deklaroi sot se nuk ka dashur që të vendos menjëherë reciprocitetin me Serbinë por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve.

Të ngjashme