Redaktori i RTK-së kandidat i Vetëvendosjes

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 23:13 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur kandidatin e saj për kryetar të Deçanit në zgjedhjet që do të mbahen këtë vit në tetor.

Sipas kësaj partie, Zekë Sinanaj është kandidati i saj për këtë komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ilir Cacaj i cili edhe e ka postuar një fotografi, ku shihet Zekë Sinanaj dhe deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj.

Sinanaj është redaktor në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), të cilin Vetëvendosje shpesh e akuzon si “të kapur” nga PDK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme