Reduktimi i ministrive ishte i domosdoshëm, vështirësi evidente me shërbyesit civilë

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Projeksionet e koalicionit qeverisës për shkurtimin e ministrive në 15, nga 21 sa kanë qenë më parë, kanë shtuar nevojën e riorganizimit të administratës shtetërore, si dhe të risistemit të shërbyesve civilë

Reduktimi i ministrive në qeverinë “Kurti” ka shtuar nevojën për risistemimin e nëpunësve civilë në dikastere përkatëse.

Shumë prej këtyre nëpunësve mund të përfundojnë në kategorinë “Shtesë”, teksa me ligj është e rregulluar që edhe për ta të vazhdojnë rregullisht pagesat, shkruan sot gazeta Zëri.

Projeksionet e koalicionit qeverisës për shkurtimin e ministrive në 15, nga 21 sa kanë qenë më parë, kanë shtuar nevojën e riorganizimit të administratës shtetërore, si dhe të risistemit të shërbyesve civilë.

Pavarësisht se nga anëtarët e shoqërisë civile ky proces konsiderohet i vështirë, përsëri po shihet i domosdoshëm për funksionalizimin e administratës shtetërore.

Ngritja e procesit të rekrutimit të nëpunësve të tjerë për një kohë të caktuar, gradualisht me daljen në pension të atyre që e arrijnë moshën 65-vjeçare, po konsiderohet si njëra ndër format përmes së cilës mund të arrihet ulja e numrit të nëpunësve civilë pa pasur nevojë të bëhen largime masive nga puna. 

Të ngjashme