Reformatimi i Qeverisë: Ky është vendimi i PSD’së

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Haradinaj i gatshëm të marrë në Qeveri, Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit, transmeton Gazeta Metro.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do të kishte dëshirë ta përfshinte PSD’në në Qeveri, por, sipas tij, zyrtarët e PSD’së ia kanë bërë të qartë se në këtë mandat nuk do të përfshihen në Qeveri.

“E di se në opinion gjithë mendojnë se ekziston një farë dashurie e fshehtë për pushtet. Mirëpo, sa kam komunikuar me ta, ata kanë thënë se duan që t’ia mundësojnë Kosovës t’i kryejë ato punë që mundet, pra duke mos e bllokuar vendin.

Ata nuk janë të interesuar të marrin përgjegjësi qeverisëse në konstelacionin e tanishëm qeverisës. Ata më kanë thënë se nëse ti kryen një punë që është në interes të Kosovës, e ke përkrahjen tonë. Më vjen shumë mirë që PSD’ja gjeti guximin në këtë drejtim”, ka deklaruar Haradinaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme