Nuk kalon amendamenti për shtimin e buxhetit për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka propozuar që të shtohet buxheti për kategorinë e arsimit me nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.

Sipas sajw në këtë mënyrë të rritet numri i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.

Por me gjithsej 17 vota për, asnjë kundër dhe 61 abstenime, ky amandament nuk arriti të miratohej.

“Arsimi për fëmijët me nevoja të veçanta të shtohet buxheti prej 2.5 milionë euro në kategorinë paga dhe shtesa dhe shuma e përgjithshme të jetë 3 milionë e 821 mijë euro. Kështu si arsyetim në mungesë të asistentëve prekë detyrimisht nënat e këtyre fëmijëve dhe i privon nga angazhimi i tyre në sferën publike, duke qenë duhet të kujdesen për këta fëmijë. Aktualisht janë 100 asistentë të angazhuar në sistemin para-universitar për 3 mijë e 939 fëmijë me nevoja të veçanta nga klasa e parë deri në klasën e 12. Propozimi për 500 asistentë në institucionet para-universitar, është se numri që një asistent që duhet të punoj me 12 fëmijë, të ulët që të paktën një asistent të punojë me 6 apo 7 fëmijë”, theksoi Hoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme