Reka kritikon qeverisjen e kaluar: Nuk ishte zbatuar MSA-ja, vonesa 3 vjeçare nuk mund të kompensohej në 3 muaj

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 16:18 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Integrimit Evropian Blerim Reka tha se për 3 muaj kanë arritur të  kursejnë mbi 320 mijë euro në vit, raporton Ekonomia Online.

 “Të gjeturat në dy fusha, nivelin  e përmbushjes së agjendës evropiane dhe si dhe zbatimin e ligjit, tek agjenda evropiane nuk ishte zbatuar gjysma e planit në Marrëveshjen e stabilizim Asocimit, ndërsa në liberalizimine vizave gjykatat evropiane nuk i kishin kryer rastet e nënvizuara për korrupsion”, tha ai.

Ai tha se kjo vonesë 3 vjeçare nuk mund të kompensohej në vetëm 3 muaj.

Reka tha se kanë gjetur kontrata lobuse me një kompani franceze dhe amerikane dhe një vendore dhe një kontratë mbi 23 mujore.

“Për këto  kontrata ministria kishte paguar mbi 170 mijë euro. Duke aplikuar disiplinë financiare  kursyem 320 mijë euro në vit. Po i përmend vetëm të arrituat kryesore: Nënshkrimi me Republikën e Shqipërisë në kuadër të përgatitjes së negociatave të pranimit në BE, fondet IPA, miratimi për marrëveshjen financiare IPA 2020, dërgimi në Komisionin Evropian i raportit të përditësuar të Kosovës”, shtoi Reka.

Të ngjashme