Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, pasi që Kroacia kryeson me BE-në.
Ata biseduan për bashkëpunimin dhe koordinimin e prioriteteve kyçe dhe perspektivën europiane të Kosovës.
Ambasadorja Barišić njoftoi Ministrin Reka për prioritetet e zgjerimit dhe përgatitjet e Kroacisë si udhëheqëse e Samitit të Zagrebit që organizohet në maj.
Me këtë rast Ministri Reka, potencoi rëndësinë e koordinimit të përbashkët dhe kërkoi mbështetje nga Kroacia si vend mik i Kosovës, për dinamizëm të Agjendës Europiane, respektivisht për finalizim të liberalizimit të vizave për Kosovën, si prioritet afatshkurtër, ndërsa në aspektin afatgjatë, avancimin e administratës së Kosovës për aplikim për statusin kandidat në BE.
Gjatë takimit u rikonfirmua bashkëpunimi dhe u diskutua për avancimin e potencialit në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.