Rekomandimi i eurodeputetes gjermane për Behgjet Pacollin

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Behgjet Pacolli, deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka pas një agjendë të ngarkuar në rrjetin e tij social Twitter. Ishte kujdesur që të replikonte me të gjithë ata që diskutonin për hyrjen e tij në karantinë pas kthimit nga Zvicra.

Me ç’rast, Pacolli kishte kërkuar edhe një mendim nga ndërkombëtarët që janë në Kosovë rreth çështjes së tij. Përveç tyre, i pari i Aleancës Kosova e Re (AKR), kishte pyetur edhe deputeten gjermane në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se cili është mendimi i saj, përcjell Gazeta Insajderi.

“Dua të shoh sesa parimore do të jetë, Viola von Cramon, Natalyia Apostolova, Christian Heldt, Ambasadën britanike dhe Philip Kosnett, për pengesat që qeveria u bën atyre që nuk mendojnë si Kurti në Parlament. Komuniteti Ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë i heshtur ndaj veprimeve antikonsensuale të Kurtit”, kishte shkruar Pacolli gjatë ditës së djeshme.

Por deputetja gjermane nuk kishte ndonjë mendim rreth çështjes së tij, por ajo i rekomandoi dicka tjetër ish-diplomatit, Behgjet Pacolli.

Von Cramon, i ka rekomanduar Pacollit që ta ndërroj personin i cili ia shënon postimet.

“Nëse mundem: Ju duhet të shikoni për një autor fantazmë më të mirë, Zotëri”, i është përgjigjur von Cramon Pacollit.

Gjatë ditës së djeshme, Pacolli është kthyer nga Zvicra dhe ka aderuar në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nëse Pacolli do të kthehet në Kosovë duhet të karantinoret në Qendrën e Studentëve për 14 ditë. 

Të ngjashme