Rekomandimi pozitiv s’garanton heqjen e vizave këtë vit

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 12:04 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mungesa e opozitës në dialogun me Serbinë rrezikon që marrëveshjet e arritura në Bruksel të dështojnë, thonë njohësit e integrimit evropian, raporton EkonomiaOnline.

Arton Demhasaj, nga organizata Çohu, në një prononcim për EO, tha se para se liderët e shtetit të Kosovës të shkonin për bisedime në Bruksel, është dashur të arrihet konsensus i gjerë politik.

Ai tha se në mungesë të përfaqësuesve të opozitës, rrezikohet që marrëveshjet e dala nga dialogu të mos ratifikohen.

“Ky ekip mund të jetë i qëndrueshëm , për shkak se janë përfaqësuar të gjitha institucionet edhe të gjitha partitë që janë pjesë e pozitës, tash mund të jetë i qëndrueshëm, mirëpo mund të shndërrohet i paqëndrueshëm në momentin kur mund të arrihet një marrëveshje, pastaj ajo marrëveshje kur vjen në kuvend për me u ratifiku, opozita mundet mos me e votu edhe kjo pastaj sjell telashe të mëdha”.

“Kështu që, për me ju shmang një situate të tillë hipotetike që mundet me ndodhë të ardhmen, ka qenë e udhës që të paktën të ketë njerëz nga partitë opozitare në këtë ekip, të jetë një ekip më gjithëpërfshirës. Ne e dimë situatën me Demarkacionin si e kemi pasë”, theksoi Demhasaj.

Se marrëveshjet e arritura në Bruksel mund të kenë fatin e Demarkacionit, e thotë edhe  Artan Murati nga KDI.

“Më e keqja është se Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucioni më demokratik dhe institucioni më i lartë në vend, është neglizhuar krejtësisht prej këtij procesi, pasi që ky ekip negociator ka shkuar pa një mandatim nga ana e  Kuvendit, madje nuk ka asnjë rezolutë të vetme që e mandaton këtë ekip negociator dhe kuvendi nuk është pyetur fare sa i përket kësaj fazës së fundit të dialogut”.

“Pra, edhe nëse arrihet një marrëveshje, nuk do të ketë një konsensus politik të brendshëm në Republikën e Kosovës. Mundësitë për ratifikim të asaj marrëveshje do të jenë pothuajse inekzistente, sepse e kemi parë në të kaluarën ose më konkretisht për demarkacionin ndonëse kjo nuk është pjesë e dialogut me Serbinë, mirëpo ka qenë tregues i mirëfilltë se çfarë mund të ndodh në skenën e brendshme politike në vend nëse ka shpërfillje të forcave të caktuara politike”.

Ndërkaq lidhur me raportin e komisionit Evropian për vizat, Demhasaj tha se raporti mund të jetë pozitiv sepse sipas tij është bërë punë e mirë nga institucionet relevante.

“Mendoj që kjo ka qenë një padrejtësi që ju ka bërë Kosovës për disa vite me radhë, për shkak se edhe vendet tjera që tashmë kanë disa vite që kanë liberalizim të vizave nuk është që kanë qenë dhe që janë më mirë se sa Kosova në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe shumë çështje të tjera. Fakti që neve na u kanë vendos këto kushte më shumë se sa vendeve të tjera kemi qenë të obliguar t’i plotësojë. Është bërë një punë e mirë nga institucionet politike dhe institucionet e drejtësisë sa i përket kësaj çështje”

Edhe Artan Murati nga KDI tha se raporti mund të jetë pozitiv, mirëpo kjo nuk i garanton Kosovës që do të ketë liberalizim këtë vit.

“Çdoherë është nevoja për një luftë më të intensifikuar  ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar mirëpo sa për ti plotësuar këto  kritere për liberalizim të vizave mendoj që ndoshta edhe raporti do të jetë pozitiv mirëpo edhe nëse marrim raport pozitiv kjo nuk na garanton se do të kemi liberalizim të vizave brenda këtij viti për faktin që tani Kosova është e vonuar dhe është hequr për momentin prej agjendës së BE-së për të diskutuar për këtë çështje”, tha Murati.

Të ngjashme