Rënia e Qeverisë lajm i mirë, s’do të ketë koalicion me PDK-në

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 15:23 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencë të jashtëzakonshme për medie, pas vendimit të Kuvendit për rrëzimin e Qeverisë, tha se “koalicioni qeverisës si filloi ashtu edhe mbaroi”.

“Përfundimi i kësaj qeverie është lajm i mirë, sepse Kosova tani është e sovranit dhe qytetarit”, tha Haradinaj.

Për mocionin e sotëm që e rrëzoi Qeverinë Mustafa, Haradinaj tha se ishte i opozitës sepse u iniciua nga Nisma për Kosovën.

Me këtë rast, lideri i AAK-së i bëri thirrje ShBA-së dhe Bashkimit Evropian që të monitorojnë dhe sigurojnë proces të rregullt zgjedhor në Kosovë.

“Zgjedhjet duhet me qenë të lira dhe fer. Që ky proces të merr epilogun e duhur kërkojmë nga Amerika dhe BE që të na përkrah”.

Kreu i Aleancës përsëriti se partia e tij, dhe partneri i saj i koalicionit – Nisma, në asnjë mënyrë, nuk do të bëjë koalicion me PDK-në dhe LDK-në.

Haradinaj ka thënë se nëse vijnë në pushtet rrëzohet versioni aktual i demarkacionit.

Të ngjashme