Rënie drastike e Ismet Beqirit në Prishtinë

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 19:32 | Nga

Garda e vjetër e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka korrur sukses në zgjedhjet e 11 qershorit, të paktën sipas rezultateve të para që janë duke dalë.

Sabri Hamiti, Ismet Beqiri, Melihate Tërmkolli, Skender Hyseni, etj., që njihen si themeluesit të LDK-së, deri me tash qëndrojnë keq me vota.

Pavarësisht se Hamiti e Beqiri renditen mirë në listën e LDK-së, nuk kanë arritur të marrin shumë vota nga elektorati si në zgjedhjet tjera, shkruan lajmi.net‌.

Në Kamenicë Ismet Beqiri ka vetëm 57 vota, Sabri Hamiti i ka vetëm 23 vota në këtë qytet. Melihate Tërmkolli i ka vetëm 4 vota më shumë se Sabri Hamiti në Kamenicë. E përkthyesi i Ibrahim Rugovës, Skender Hyseni, në qytetin e Kamenicës ka marr vetëm 18 vota.

Ismet Beqiri ka pësuar rënie drastike edhe në Prishtinë. Të paktën sipas një liste që ka qarkulluar e degës së katërt e LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri ka marr 685 vota. Kujtojmë se Beqiri ishte kryetar i Prishtinës, por kjo nuk i ka ndihmuar që të votohet për deputet.

Sipas po të njëjtës listë Sabri Hamiti ka marr vetëm 248 vota, ndërsa Tërmkolli ka marr 219 vota.

LDK-ja bashkë me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën e Mimoza Kusarit, ka dal 25 për qind në këto zgjedhje.

Ndërsa zgjedhjet e kaluara LDK e vetme doli 25 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme